Print
Hits: 3326

STEMA E REPUBLIKES - BLACKMINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIAE PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DURRËS

ZYRA VENDORE ARSIMORE KAMËZ

 

Kamëz, më 31.01.2023

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E MËSUESIT

 

Zyra Vendore Arsimore Kamëz, njofton të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore në fuqi, kandidatë që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sesionet e mëparshme të provimit të shtetit si edhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të dytë për vitin shkollor 2022-2023 të regjistrohen ose të konfirmojnë marrjen pjesë në sesionin e radhës prill 2023 të Provimit të Shtetit.

 Kandidatët do të kryejnë regjistrimin e tyre pranë ZVA Kamëz në adresën Bulevardi “Nënë Tereza” Rruga Brukseli, Kamëz, duke u paraqitur personalisht me kartën e identitetit për të regjistruar emrin në listat përkatëse. Regjistrimet për provimin e shtetit fillojnë nga data 01.02.2023 deri në datën 24.02.2023.

Në rast se nuk konfirmohet pjesëmarrja nuk do të kryhet regjistrimi i tyre për provimin e shtetit për kandidatët që janë përsëritës.

 Kandidatët që kanë kryer ose po kryejnë aktualisht praktikën profesionale për vitin shkollor 2022-2023 periudha e dytë dhe e parë, do të regjistrohen mbështetur në listat dhe dokumentacionin e dorëzuar për praktikën profesionale pranë komisionit të vlerësimit në njësitë arsimore vendore përkatëse.

Kandidatët përsëritës do të konfirmojnë regjistrimin e tyre pranë ZVAP-së përkatëse duke paraqitur sipas rastit edhe dokumentacionin e duhur, në rast se dosja e tyre nuk ekziston.  Kandidatët për provimin e shtetit paraqiten në godinën e QSHA-së në datën e caktuar, 30 minuta para zhvillimit të provimit, sipas kalendarit të do të hartohet nga qendra.  Kandidatët duhet të kenë me vete për ditën e provimit, dokumentet e mëposhtme:

1.      Dokument identifikimi (Kartë ID ose Pasaportë).

 

2.       Kopje të dokumentit të identifikimit.

 

3.      Mandat e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA (për të kryer pagesën, kandidatët duhet të shkarkojnë faturën për arkëtim në linkun: http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html, në varësi të herës së pjesëmarrjes së tyre në provimin e shtetit).

 

4.      Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.

 

5.      Pranohen në provimin e shtetit kandidatë që kanë përfunduar programin e studimeve të ciklit të parë dhe programin e studimit të ciklit të dytë (Master i shkencave/ Master i Arteve të Bukura/ Master Profesional) në FUSHËN E EDUKIMIT, që përmban lëndët pedagogji dhe psikologji.

 

Duke ju falënderuar,

ZYRA VENDORE ARSIMORE KAMËZ