NJOFTIM
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale
Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar.
Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025-2026 duhet të kryhen në portalin e-albania
Afati i aplikimit në portal për periudhën e trete Prill –Qershor, për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025-2026 është nga prej datës 02.03.2026 deri me date 13.03.2026.
Dukumentacioni që kërkohen detyrimisht të ngarkohet në portal nga kandidatët jane :
1. Jeteshkrim
2. Formular Aplikimi
3. Diplomat ne fushen e mesuesise (Bachelor + Master se bashku me listat e notave perkatese te noterizuara )
4.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;
5. Vertetim nga Prokukoria dhe Gjykata
6. Vetedeklarim i gjendjes gjyqesore
Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
a-viti i përfundimit
b-numri i matrikullimit
c-data e diplomimit

